Skip to content

Kurti bën lëvizjen e papritur: Posti shtetëror mund t’i besohet partisë opozitare

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ka dërguar një tjetër letër kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamzës, duke i bërë sërish thirrje për takim dhe duke përsëritur ofertën për një marrëveshje politike.

 

Në letrën e tij, Kurti shprehet se nuk e kupton arsyen e refuzimit të takimit nga Hamza, duke theksuar se dialogu i drejtpërdrejtë është i nevojshëm për tejkalimin e situatës aktuale politike dhe për krijimin e institucioneve të reja.

 

Kurti i ka kërkuar gjithashtu PDK-së që të marrë pjesë në procesin e zgjedhjes së presidentit të ardhshëm të Kosovës, duke argumentuar se për këtë proces nevojitet bashkëpunimi i të gjitha forcave politike.

 

Në këmbim të këtij bashkëpunimi, Kurti ka përsëritur ofertën që PDK-ja të marrë drejtimin e Kuvendit të Kosovës.

 

“Meqë refuzoni të takohemi, më lejoni t’ua përsëris edhe një herë ofertën tonë. Për qëndrimin tuaj në sallë dhe për pjesëmarrje në votimin për president të ri të Republikës, jemi të gatshëm që ta bëjmë rokadën e nënkryetarit tuaj të Kuvendit me kryetarin e Kuvendit nga ne”, thuhet në letrën e Kurtit.

 

Kjo është hera e dytë brenda ditës që lideri i LVV-së i drejtohet me letër kreut të PDK-së. Më herët, Hamza kishte deklaruar se PDK-ja do të mbetet në opozitë dhe nuk do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme.

Published inNews Shqip