Kuvendi miraton me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, ja çfarë ndodh me patentat

Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Rrugor, masa më të ashpra për shkelësit

Në seancën plenare të kësaj të enjteje, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 84 vota pro ndryshimet në Kodin Rrugor, duke sjellë rregulla më të forta dhe ndëshkime më të ashpra për shkelësit e qarkullimit rrugor. Në votim ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

Sipas ndryshimeve të miratuara, drejtuesit e mjeteve që kapen duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi nuk do të kenë të drejtë të pajisen me patentë për një periudhë njëvjeçare.

Masat janë edhe më të rrepta për të miturit. Në rastet kur konstatohet drejtim mjeti pa leje, afati për marrjen e patentës do të shtyhet me dy vite nga momenti kur personi fiton të drejtën ligjore për ta marrë atë.

Ndërkohë, drejtuesit që përsërisin shkeljen e drejtimit të mjetit në gjendje të dehur, me nivel alkooli mbi 0.5 gramë për litër gjak, do të përballen me heqjen e përhershme të lejes së drejtimit.

Ndryshimet synojnë rritjen e sigurisë rrugore, uljen e aksidenteve dhe forcimin e përgjegjshmërisë së drejtuesve të mjeteve në të gjithë vendin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *