Skip to content

Lajm i fundit: Jep dorëheqjen zv/kryeministri shqiptar

Arben Fetai jep dorëheqje nga posti i zv. kryeministrit në Maqedoninë e Veriut

Zv. kryeministri i Maqedonisë së Veriut për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, ka njoftuar sot dorëheqjen e tij nga kjo detyrë.

Përmes një deklarate publike, Fetai bëri të ditur se dorëheqjen ia ka dorëzuar kryeministrit, duke theksuar se gjatë dy viteve në detyrë ka shërbyer me përkushtim në reformat që synojnë forcimin e llogaridhënies, transparencës dhe shtetit të së drejtës.

“Gjatë këtyre dy viteve kam pasur nderin t’i shërbej vendit… A jam plotësisht i kënaqur me rezultatet? Jo plotësisht, por kam punuar me përkushtim maksimal,” u shpreh ai.

Fetai shtoi se vendimi për dorëheqje është i mirëmenduar dhe i marrë me bindjen se në rrethanat aktuale kjo është zgjidhja më e drejtë dhe më dinjitoze.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut pritet të reagojë lidhur me këtë zhvillim.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *