Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Zhduket Klevio, çfarë po ndodh me reperin?

Reperi Cllevio ka bërë të ditur se po mendon të largohet nga rrjetet sociale dhe të tërhiqet për një periudhë nga jeta publike. Përmes një postimi në Instagram, ai njoftoi se do të zhvillojë një transmetim të fundit “live”, ku premton të sqarojë ngjarjet dhe zhvillimet që kanë shoqëruar kohët e fundit jetën e tij.

“Sot është live-i i fundit. Në orën 22:00 do të flas për gjithçka që ka ndodhur së fundmi dhe më pas nuk do të kem më asnjë rrjet social”, shkroi ai.

Në mesazhin e publikuar, Cllevio la të kuptohet se dëshiron të shkëputet nga rutina e përditshme, duke përmendur mundësinë e ndryshimit të numrit të telefonit dhe distancimit nga një pjesë e rrethit të tij shoqëror.

“Dua të largohem për një kohë, të ndryshoj numrin dhe të jem larg gjithçkaje. Ndoshta kam nevojë për qetësi dhe reflektim”, shprehet ai.

Reperi falënderoi gjithashtu të gjithë ata që e kanë mbështetur ndër vite, duke theksuar se vlerëson çdo mbështetje të marrë nga fansat dhe njerëzit pranë tij. Në fund të postimit, ai sqaroi se ky është një vendim personal.

Ky reagim vjen pak ditë pas raportimeve për ndalimin e tij në aeroportin e Malpensës në Itali, megjithëse Cllevio nuk e ka lidhur drejtpërdrejt vendimin për largimin nga rrjetet sociale me këtë episod. Tashmë mbetet për t’u parë nëse ai do ta zbatojë këtë vendim dhe çfarë do të zbulojë në transmetimin që e ka cilësuar si “live-in e fundit”.

Published inNews Shqip