Skip to content

Lajm i mirë nga qeveria/ Hapet segmenti i ri rrugor, udhëtimi drejt… bëhet më i shpejtë

Një tjetër segment i rëndësishëm rrugor është hapur për qarkullim, duke sjellë lehtësim për drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë nga Tirana drejt juglindjes së vendit dhe Korçës.

 

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, i cili njoftoi se segmenti i ri tashmë është i aksesueshëm për qarkullim.

 

Bëhet fjalë për një pjesë rruge prej rreth 7.5 kilometrash, nga dalja e fshatit Labinot-Fushë deri rreth 500 metra pas fshatit Mirakë. Segmenti ka dy korsi për qarkullim dhe është pjesë e projektit për zgjerimin e aksit Elbasan–Qafë Thanë, në kuadër të Korridorit VIII.

 

Sipas ministrit Karakaçi, hapja e këtij segmenti pritet të ndikojë në përmirësimin e qarkullimit dhe rritjen e sigurisë në rrugë, ndërsa njëkohësisht do të shkurtojë kohën e udhëtimit dhe do të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve dhe transportin e mallrave.

 

“Një tjetër segment i rëndësishëm i Korridorit VIII hapet për qarkullim. Segmenti prej 7.5 kilometrash tashmë është i aksesueshëm, duke përmirësuar ndjeshëm kushtet e lëvizjes dhe duke i dhënë një tjetër ritëm modernizimit të aksit Elbasan–Qafë Thanë”, bëri të ditur ministri përmes një postimi në rrjetet sociale.

 

Hapja e këtij segmenti përbën një tjetër etapë në punimet për modernizimin e infrastrukturës rrugore dhe përmirësimin e lidhjeve të transportit në juglindje të Shqipërisë.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *