Skip to content

Tragjedi në Prishtinë/ Ky është Miloti që u gjet pa shenja jete mbrëmjen e sotme

Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmjen e sotme në lagjen Marigona të Prishtinës, ku një person është gjetur pa shenja jete.

 

Sipas raportimeve paraprake, viktima është 22-vjeçari Milot Balaj. Burime pranë rastit dyshojnë se i riu mund t’i ketë dhënë fund jetës, por rrethanat e sakta të ngjarjes ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

 

Në vendngjarje kanë dalë ekipet përkatëse, ndërsa autoritetet pritet të japin më shumë informacion lidhur me rastin.

 

Policia e Kosovës ende nuk ka bërë të ditura detaje të plota, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

 

Për çdo zhvillim të ri pritet të ketë njoftime nga autoritetet kompetente.

Published inNews Shqip