Skip to content

Lajm i mirë për policët e Kosovës – pas vitesh pritjeje merret vendimi i rëndësishëm

Policia e Kosovës ka përmbyllur një procedurë prokurimi në vlerë totale prej 327,316 eurosh për furnizimin e zyrtarëve policorë me pizhame dimri, çorape dhe çorape termike.

Sipas njoftimit zyrtar, procedura është zhvilluar përmes një tenderi të hapur dhe është financuar nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës.

Kontrata është lidhur si marrëveshje kornizë me kohëzgjatje prej 36 muajsh dhe është ndarë në dy lote.

Loti i parë përfshin furnizimin me pizhame dimri dhe çorape për zyrtarët policorë. Kontrata, me vlerë 295,396 euro, është nënshkruar më 30 qershor me operatorët ekonomikë FWRDZ L.L.C. dhe ARTA TEX GROUP SH.P.K.. Për këtë lot u dorëzuan nëntë oferta, por vetëm njëra u vlerësua se i plotësonte të gjitha kriteret dhe u shpall fituese.

Ndërkaq, loti i dytë ka të bëjë me furnizimin me çorape termike. Kontrata, me vlerë 31,920 euro, është nënshkruar më 24 qershor me operatorin ekonomik EMPREUS SH.P.K.. Edhe për këtë lot konkurruan nëntë operatorë ekonomikë, por vetëm një ofertë u vlerësua si e përgjegjshme.

Të dyja kontratat janë pjesë e një marrëveshjeje kornizë trevjeçare, e cila synon të sigurojë furnizimin e vazhdueshëm të Policisë së Kosovës me këto artikuj veshmbathjeje sipas nevojave gjatë periudhës së zbatimit të kontratës.

Autoritetet nuk kanë bërë të ditur numrin e saktë të zyrtarëve policorë që do të përfitojnë nga ky furnizim.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *