Skip to content

Lajm i trishtë për ish-trajnerin e njohur, vjen njoftimi i rëndë

Laureli ishte i njohur në qytetin e Shijakut si një djalë fisnik, i dashur dhe pasionant pas sportit. Ai ishte veçanërisht i lidhur me ekipin e volejbollit Erzeni, ku edhe familja e tij ka dhënë ndër vite një kontribut të rëndësishëm.

Lajmi i ndarjes së tij të parakohshme nga jeta ka tronditur të afërmit, miqtë dhe të gjithë komunitetin sportiv. Të shumta kanë qenë mesazhet e ngushëllimit drejtuar familjes Alite në këto momente të dhimbshme.

Edhe klubi Erzeni ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, duke u bashkuar me dhimbjen e tyre për këtë humbje të madhe.

U prehtë në paqe dhe kujtimi i tij qoftë i përjetshëm!

Published inNews Shqip