Ndahet nga jeta Bahrije Mustafa, nëna e ish-deputetit Besian Mustafa
Ka ndërruar jetë Bahrije Mustafa, nëna e ish-deputetit të LDK-së, Besian Mustafa.
Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur vetë Besian Mustafa përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, ku ka shprehur dhimbjen e madhe për humbjen e nënës së tij.
“Sot ndërroi jetë nana, ma i dashtuni shpirt n’këtë botë. Sa të kam frymë kam me të kujtu Nanë”, ka shkruar ai në mesazhin e tij emocional.
Sipas njoftimit të familjes, ceremonia e varrimit do të zhvillohet në varrezat e Arbërisë në Prishtinë, ku familjarë, miq dhe të afërm do t’i japin lamtumirën e fundit të ndjerës.
Humbja e Bahrije Mustafës ka prekur familjen, të afërmit dhe të gjithë ata që e kanë njohur.
Ngushëllime familjes Mustafa për këtë humbje të rëndë.