Adriatik Lapaj ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar qeverinë për keqqeverisje dhe mungesë përgjegjësie. Sipas tij, largimi i Ramës duhet të jetë prioriteti kryesor politik në vend.
Lapaj propozoi gjithashtu krijimin e një qeverie tranzitore me mandat 12-mujor, e cila do të kishte për detyrë organizimin e zgjedhjeve dhe mbylljen e tranzicionit politik. Ai theksoi se, nëse Rama nuk largohet nga posti, opozita dhe qytetarët duhet të shtojnë presionin politik për ndryshim.