Skip to content

Lëvizje e papritur në detyrë, shkarkohet zyrtari dhe emërohet pasuesi

Ermal Jauri është emëruar në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar.

Jauri merr drejtimin e institucionit pas lirimit nga detyra të Altin Janit, i cili e mbante këtë post që prej vitit 2024. Jani ishte pjesë e Autoritetit Kombëtar të Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar që nga viti 2012.

Vendimi për ndryshimin në drejtimin e institucionit është marrë nga Këshilli i Ministrave, me propozim të Kryeministrit dhe në mbështetje të legjislacionit për informacionin e klasifikuar.

Sipas vendimit, Altin Jani lirohet nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm, ndërsa Ermal Jauri emërohet në këtë pozicion.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në Fletoren Zyrtare.

Published inNews Shqip