Skip to content

Përleshje me thikë në Mitrovicë, dy persona përfundojnë të lënduar, arrestohet i dyshuari

Dy persona kanë mbetur të lënduar pas një përleshjeje të ndodhur mbrëmjen e së premtes në sheshin “Mehë Uka” në Mitrovicë. Pas incidentit, Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në përleshje.

Rasti është raportuar rreth orës 21:44, ndërsa dy personat e lënduar, të dy të rritur, janë dërguar për trajtim mjekësor.

Nga të dhënat paraprake të policisë dyshohet se gjatë përleshjes është përdorur një mjet i mprehtë, me të cilin janë shkaktuar lëndimet.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar se i dyshuari është identifikuar dhe është arrestuar.

Ndërkohë, hetuesit policorë po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të incidentit.

Published inNews Shqip