Skip to content

Monika Kryemadhi flet për përplasjen me Ilir Metën: “Gjithçka nisi nga ajo…”

Deputetja Monika Kryemadhi ka deklaruar se nuk ka një konflikt politik me Ilir Metën, por ka kritikuar mënyrën se si, sipas saj, ai po këshillohet nga persona të rinj brenda Partisë së Lirisë.

E ftuar në emisionin “Opinion”, Kryemadhi u shpreh se mbledhja e Kryesisë së partisë nuk ka qenë e tensionuar, megjithëse janë zhvilluar diskutime mbi çështje të ndryshme. Ajo theksoi se nuk është nga ata persona që miratojnë pa debat çdo vendim të kryetarit.

Sipas saj, debatet në Partinë e Lirisë janë thelluar pas sulmit kibernetik ndaj serverëve të partisë disa javë më parë. Kryemadhi e cilësoi si të gabuar denoncimin e bërë nga Ilir Meta për këtë çështje pranë organeve ligjzbatuese.

“Unë nuk mendoj se kemi konflikt. Problemi lidhet me këshillat e gabuara që ai po merr dhe me mënyrën se si po funksionon partia. Këto janë çështje që i kam ngritur edhe në mbledhjen e Kryesisë”, u shpreh ajo.

Kryemadhi shtoi se diskutimet nuk lidhen vetëm me çështjen e serverëve, por edhe me meritokracinë, organizimin e strukturave, angazhimin e anëtarëve dhe përgjegjësinë brenda partisë.

Ajo theksoi se një forcë politike nuk mund të funksionojë vetëm përmes aktivitetit në rrjetet sociale, por duhet të mbështetet në kontaktin e drejtpërdrejtë me qytetarët dhe në një organizim të fortë të strukturave në terren.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *