Skip to content

Ndërpritet lëvizja në Kapshticë, qytetarët paralajmërohen për ditën e hënë

Mbyllet përkohësisht pika kufitare e Kapshticës, ja orari i bllokimit

Pika doganore e Kapshticës do të pezullojë përkohësisht aktivitetin ditën e hënë, më 27 korrik, nga ora 05:00 deri në 10:00, për shkak të grevës së punonjësve të doganës greke.

Sipas njoftimit të autoriteteve greke, gjatë këtij intervali nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve në të dy drejtimet, si në hyrje ashtu edhe në dalje të pikës së kalimit kufitar.

Autoritetet shqiptare kanë bërë apel për qytetarët dhe bizneset që kanë planifikuar udhëtime drejt Greqisë që të shmangin përdorimin e Kapshticës gjatë orarit të bllokimit dhe të planifikojnë lëvizjet jashtë këtij intervali kohor.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *