Skip to content

Ngjarje e rëndë trondit vendin, detajet e para

Ka ndërruar jetë 53-vjeçari Andon Kapetani, i njohur në Sarandë edhe si Arben Kapetani, i cili prej disa ditësh ndodhej në gjendje të rëndë në reanimacionin e Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë.

Kapetani kishte mbetur i plagosur rëndë pas një aksidenti në vendin e punës, më 29 shtator, në rrugën “Mit’hat Hoxha”, në lagjen nr. 4 të Sarandës. Ai ishte duke punuar në lartësi, gjatë punimeve për lyerjen dhe rikonstruksionin e fasadës së një pallati, kur për shkaqe që janë ende nën hetim ka rënë nga skela.

Pas aksidentit, 53-vjeçari pësoi dëmtime të rënda, veçanërisht në kokë, dhe humbi ndjenjat. Fillimisht mori ndihmën mjekësore në Sarandë, ndërsa për shkak të gjendjes së rënduar u transportua me helikopter drejt Tiranës, ku vijoi trajtimin në Spitalin e Traumës.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve dhe trajtimit intensiv, Kapetani nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë pas disa ditësh.

Vdekja e tij ka tronditur familjarët dhe të afërmit, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të aksidentit dhe nëse ka pasur shkelje të rregullave të sigurisë në punë.

Ngjarja rikthen në vëmendje rëndësinë e masave të sigurisë për punëtorët që angazhohen në punime në lartësi, veçanërisht në sektorin e ndërtimit dhe mirëmbajtjes së fasadave.

Published inUncategorized