Mbyllet përkohësisht rruga Brezovicë-Prevallë, arsyeja është gara automobilistike
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se segmenti rrugor Brezovicë-Prevallë (R115) do të jetë i mbyllur për qarkullim gjatë fundjavës, për shkak të organizimit të Garës Automobilistike Malore “Brezovica 2026”.
Sipas njoftimit zyrtar, kufizimi i qarkullimit do të zbatohet më 18 dhe 19 korrik 2026, nga ora 10:30 deri në 18:00.
Gjatë ditës së parë do të zhvillohen stërvitjet zyrtare, ndërsa më 19 korrik do të mbahet gara kryesore, e organizuar nga Federata e Auto Sporteve të Kosovës.
Për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e aktivitetit, organizatorët do të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës dhe institucionet përkatëse.
Qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik janë bërë thirrje që të planifikojnë udhëtimet e tyre gjatë këtyre orareve, të respektojnë sinjalizimin e vendosur dhe udhëzimet e zyrtarëve në terren.

Be First to Comment