Skip to content

Pamje të forta në video, të rinjtë përleshen me policin që po i ndiqte

Pamje të forta nga protesta në Tiranë, efektivi i policisë rrethohet nga të rinjtë dhe sulmohet

Protesta e zhvilluar sot në Tiranë është shoqëruar me tensione të shumta dhe përplasje fizike mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet një efektiv policie, i pajisur me skafandër dhe mjete mbrojtëse, teksa vrapon në drejtim të një grupi të rinjsh.

Situata ndryshon brenda pak sekondash, kur disa prej protestuesve kthehen dhe e rrethojnë efektivin, duke e goditur fizikisht. Pajisjet mbrojtëse duket se e mbrojnë pjesërisht gjatë përplasjes, ndërsa pamjet kanë tërhequr vëmendjen e përdoruesve në rrjetet sociale.

Ngjarja është një tjetër episod i tensioneve që shoqëruan protestën e organizuar pranë Ministrisë së Arsimit në kryeqytet.

Gjatë ditës janë raportuar përplasje të përsëritura mes policisë dhe protestuesve, ndërsa situata në terren është përshkallëzuar në disa momente. Pamjet e publikuara tregojnë nivelin e tensionit të krijuar gjatë demonstratës.

Published inNews Shqip