Skip to content

Protesta e studentëve në Tiranë/ Zv.kryeministrja del me paralajmërimin e papritur: E kemi…

Përshkallëzimi i protestës në Tiranë, ku janë raportuar flakë dhe dëmtime përgjatë bulevardit, ka sjellë reagimin e zv.kryeministres Albana Koçiu.

 

Përmes një deklarate, Koçiu ka paralajmëruar për pasojat që mund të sjellë dhuna, duke rikujtuar periudhat e vështira që Shqipëria ka kaluar për shkak të trazirave dhe shkatërrimit të pronës.

 

Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë dhe të shmangin përplasjet, duke theksuar se protestat duhet të zhvillohen pa dhunë dhe se institucionet, bizneset dhe hapësirat publike duhen mbrojtur.

 

“Shqipëria e ka paguar jashtëzakonisht shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën, ku në emër të zemërimit dhe revoltës, u sulmuan institucione, u shkatërrua prona dhe vendi u zhyt në një krizë që i kushtoi shumë vite zhvillimi, stabiliteti dhe besimi”, shprehet Koçiu.

 

Zv.kryeministrja thekson se situata aktuale kërkon vetëpërmbajtje dhe maturi, ndërsa nënvizon se dhuna nuk duhet të jetë rruga për të kërkuar ndryshim.

 

“Shqipëria nuk ka nevojë të digjet për të ndryshuar. Ka nevojë të ndërtojë, të përparojë dhe të mbrojë atë që ka arritur”, përfundon reagimin e saj Albana Koçiu.

 

Published inNews Shqip