Reperi i njohur shqiptar, Stresi, ka surprizuar ndjekësit me një vendim të papritur, duke njoftuar se do të tërhiqet përkohësisht nga rrjetet sociale dhe nga aktiviteti muzikor.
Përmes një videoje të publikuar në Instagram, artisti bëri të ditur se ka hequr miqtë nga lista e tij dhe se dëshiron të shkëputet nga dinamika e rrjeteve sociale, duke mos ndjekur më aktivitetet online të të tjerëve.
Stresi tregoi gjithashtu se nuk ka në plan të publikojë më albume, ndërsa paralajmëroi një largim për një periudhë të pacaktuar, pa zbuluar më shumë detaje rreth këtij vendimi.
Në mesazhin e tij për fansat, ai u shpreh:
“Ju dua shumë, faleminderit të gjithëve. Ju kam miq në jetën reale.”
Ky njoftim ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, pasi shumë ndjekës janë surprizuar nga vendimi i reperit për t’u distancuar përkohësisht nga rrjetet sociale dhe projektet e reja muzikore.
