Skip to content

Tërmet i fuqishëm trondit Turqinë, dalin raportimet e para

Një tërmet me magnitudë 5.0 ka goditur mëngjesin e sotëm zonën e Batalgazit, në provincën Malatya të Turqisë juglindore, duke shkaktuar panik te banorët, por pa raportime për viktima apo dëme të konsiderueshme.

Sipas Agjencisë Turke për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), lëkundja sizmike u regjistrua në orën 06:20 dhe u ndje edhe në provincat Elazig, Adiyaman, Tunceli dhe Sanliurfa.

Autoritetet turke bënë të ditur se ekipet e emergjencës janë angazhuar menjëherë në terren për të verifikuar situatën, ndërsa deri tani nuk janë konstatuar pasoja serioze.

Ministri turk i Mjedisit dhe Zhvillimit Urban, Murat Kurum, deklaroi se nuk është identifikuar asnjë zhvillim negativ, por theksoi se të gjitha raportimet po shqyrtohen me kujdes.

Lëkundja ka rikthyer kujtimet e tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë juglindore në vitin 2023, ku humbën jetën mbi 53 mijë persona dhe u shkaktuan dëme të mëdha në disa qytete të vendit.

Ndërkohë, aktiviteti sizmik ka qenë i lartë edhe në rajone të tjera. Një ditë më parë, një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 goditi brigjet e Meksikës, u ndje edhe në El Salvador dhe Guatemalë, ndërsa autoritetet lëshuan paralajmërim për rrezik cunami.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *