Tragjedi në Itali: Humb jetën i riu nga Malisheva, dyshohet se u mbyt në lum
Një ngjarje e rëndë ka tronditur familjarët dhe të afërmit e një të riu nga Komuna e Malishevës, i cili ka humbur jetën në Itali.
Sipas informacioneve të para, viktima është Meridon Sefer Krasniqi nga fshati Damanek i Malishevës. Dyshohet se ai ka humbur jetën pasi u mbyt teksa po lahej në një lum në zonën e Orzinovit, në Itali.
Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike, ndërsa pritet edhe konfirmimi zyrtar i detajeve nga institucionet përkatëse.