Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku një 32-vjeçar dyshohet se ka vrarë komshiun e tij pas një konflikti që, sipas hetimeve paraprake, lidhej me pretendimet se viktima kishte ngacmuar verbalisht bashkëshorten e autorit të dyshuar dhe kishte bërë një gjest provokues ndaj saj.
Ngjarja ka ndodhur më 12 korrik, rreth orës 05:00 të mëngjesit. Sipas autoriteteve, 41-vjeçari ndodhej në banesën e një fqinji kur aty ka mbërritur edhe i dyshuari. Mes tyre ka shpërthyer një debat që dyshohet se ka përfunduar në mënyrë tragjike.
Pas ngjarjes, viktima humbi jetën, ndërsa trupi i tij u dërgua për ekspertizë mjeko-ligjore. Policia arrestoi të dyshuarin dhe njoftoi se ai kishte edhe precedentë penalë për përdorim të lëndëve narkotike.
Hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht motivin dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Nëse dëshironi të na mbështesni në punën tonë, do t’ju ishim shumë mirënjohës nëse klikoni mbi foton më poshtë. Faleminderit për besimin dhe mbështetjen tuaj!

Be First to Comment