Skip to content

VALA E NXEHTË AFRIKANE MBËRRIN/ Temperaturat pritet të rriten ndjeshëm!

VALA E TË NXEHTIT PËRFSHIN RAJONIN/ Temperaturat deri në 35°C, ja kur pritet freskimi

Një masë ajrore e nxehtë, me origjinë nga Afrika Veriore, do të përfshijë Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe pjesën më të madhe të rajonit, duke sjellë një rritje të ndjeshme të temperaturave.

Dita më e nxehtë pritet të jetë e shtuna, kur temperaturat në Kosovë mund të arrijnë deri në 35°C. Megjithatë, vala e të nxehtit nuk do të ketë të njëjtin intensitet në të gjitha zonat.

Gjatë së dielës, masa më të freskëta ajrore me origjinë kontinentale do të fillojnë të depërtojnë nga veriu. Freskimi do të ndihet fillimisht në pjesët veriore të Kosovës dhe më pas gradualisht edhe në zona të tjera të vendit.

Në jug të Kosovës, ndikimi i freskimit do të jetë më i kufizuar, ndërsa në Shqipëri dhe në pjesën më të madhe të Maqedonisë së Veriut temperaturat e larta do të vijojnë edhe të dielën dhe në fillim të javës së ardhshme.

Sipas parashikimit, nuk priten reshje atmosferike në rajon gjatë kësaj periudhe.

Edhe fillimi i javës së re do të karakterizohet nga mot i nxehtë dhe kryesisht i thatë. Në Kosovë temperaturat pritet të jenë disi më të përballueshme, ndërsa në Shqipëri vapa do të mbetet më intensive.

Të shtunën, temperaturat në Kosovë pritet të arrijnë deri në 35°C, ndërsa të dielën mund të ketë një rënie prej disa gradësh.

Në Shqipëri, moti do të mbetet shumë i nxehtë si gjatë fundjavës, ashtu edhe në ditët e para të javës së re.

Megjithatë, freskimi që do të prekë fillimisht veriun e Kosovës pritet të jetë i përkohshëm, ndërsa temperaturat e larta do të vazhdojnë edhe për disa ditë në pjesë të rajonit.

Published inNews Shqip