Skip to content

Vuçiç bën deklaratën e papritur: Mund të largohem nga posti brenda pak javësh

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se planifikon të largohet nga posti i kreut të shtetit në javët e ardhshme, një zhvillim që mund t’i hapë rrugën mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

Gjatë një tubimi me mbështetësit e tij në Beograd, Vuçiç u shpreh se nuk do të qëndrojë gjatë në detyrën e presidentit, duke lënë të kuptohet se dorëheqja e tij mund të vijë brenda pak javësh.

Vuçiç mori për herë të parë mandatin presidencial në vitin 2017 dhe u rizgjodh në vitin 2022 për një mandat të dytë, i cili, sipas afateve kushtetuese, do të përfundonte vitin e ardhshëm.

Deklarata e tij vjen në një periudhë tensionesh të forta politike në Serbi. Prej muajsh, qeveria është përballur me protesta të shumta antiqeveritare, të cilat u intensifikuan pas aksidentit tragjik në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, ku humbën jetën disa persona.

Zhvillimet e fundit pritet të ndikojnë në skenën politike serbe, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të vijojë procesi politik dhe nëse vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *