Skip to content

TRAGJEDI NË KEPIN E GJELBËR/ 25 viktima pasi autobusi u rrëzua nga 30 metra

TRAGJEDI NË KEPIN E GJELBËR/ Autobusi bie në greminë, 25 viktima

Një aksident tragjik ka tronditur ishullin Fogo në Kepin e Gjelbër, ku 25 persona kanë humbur jetën pasi autobusi me të cilin po udhëtonin ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar rreth 30 metra poshtë në një greminë.

Në autobus ndodheshin 32 persona, kryesisht fëmijë dhe të rinj. Sipas informacioneve të raportuara, mjeti humbi kontrollin në një kthesë dhe u rrëzua në terrenin shkëmbor.

Udhëtimi drejt plazhit u kthye në një tragjedi të rëndë. Bilanci paraprak është 25 viktima, mes tyre edhe drejtuesi i autobusit, ndërsa autoritetet vijojnë të hetojnë rrethanat e aksidentit.

Published inNews Shqip