Skip to content

“Lamtumirë, dashuria ime!” Deputeti socialist humb bashkëshorten, mesazhi i dhimbshëm prek zemrat e të gjithëve

Deputeti socialist Loer Kume humb bashkëshorten pas betejës me sëmundjen, mesazhi i tij prekës: “Dashuria ime, sot na la vetëm”

 

Loer Kume, deputet i Partisë Socialiste për Durrësin, ka ndarë një lajm të dhimbshëm këtë të premte, duke njoftuar ndarjen nga jeta të bashkëshortes së tij, Lorinës.

 

Me një mesazh të mbushur me dhimbje dhe dashuri, Kume i ka dhënë lamtumirën gruas me të cilën kishte ndarë jetën që prej moshës 18-vjeçare. Çifti kishte mbi dy dekada bashkëjetesë dhe ishin prindër të dy fëmijëve.

 

Në shkrimin e tij, deputeti e përshkruan Lorinën si shpirtin binjak, shoqen, dashurinë dhe mbështetjen e tij më të madhe, duke shprehur dhimbjen për humbjen e saj.

 

“Lorina, Lori, Lorushi, dashuria ime që 18 vjeç, më shumë se gjysma ime, shpirti im binjak, shtëpia ime, gruaja, e dashura, shoqja, busulla ime, gjithçkaja e madhe, nëna e fëmijëve tanë, sot na la vetëm”, shkruan ai.

 

Sipas mesazhit të tij, Lorina ishte përballur me një sëmundje dhe kishte treguar forcë të madhe gjatë betejës së saj. Megjithatë, ajo ka ndërruar jetë këtë të premte, duke lënë pas familjen dhe njerëzit e dashur.

 

Kume ka bërë të ditura edhe detajet e ceremonisë mortore. Varrimi do të zhvillohet të shtunën, më 19 shtator 2026, ndërsa pritjet do të mbahen të dielën, të martën dhe të mërkurën, nga ora 09:00–13:00 dhe 16:00–21:00, pranë Agjencisë Leba, në lagjen nr. 6, Rruga Andon Naçi, Durrës.

 

Një humbje e rëndë për familjen, e cila përballet me dhimbjen e madhe të ndarjes nga nëna e dy fëmijëve.

 

Published inNews Shqip