Skip to content

“Mos u lidhni kurrë me burra të martuar!” Gruaja rrëfen dramën: Më quan ‘pabukse’, ndërsa djemtë e tij i thonë të bredhë me…

Në fund të një seance të tensionuar në emisionin “Shihemi në Gjyq”, Miranda ka dhënë një mesazh të fortë për vajzat, duke u këshilluar të mos lidhen kurrë me burra të martuar.

 

Miranda, e cila u martua me Xhezmiun 30 vite më parë, duke e ditur se ai kishte dy fëmijë nga martesa e mëparshme, ndau përvojën e saj personale dhe zhgënjimin e përjetuar ndër vite.

 

“Unë si nënë u them çupave që burrë të martuar mos merrni kurrë, se nuk bëhet kurrë yti! Nëse te ai burrë do të gjeni një karrige, mos u ulni kurrë, por nxirreni përjashta, se do ta thotë gjithë jetën: ‘Është e imja kjo!’”, u shpreh Miranda.

 

I pyetur nga moderatori Ardit Gjebrea nëse ky ishte përfundimi që kishte nxjerrë nga përvoja e saj, Miranda u përgjigj se kështu kishte qenë jeta e saj dhe se ky ishte besimi që kishte krijuar për burrat e martuar.

 

Gjatë seancës, Xhezmiu deklaroi se kishte firmosur në tri fletë të bardha, nga të cilat, sipas tij, kishin rezultuar një kontratë dhurimi dhe një deklaratë noteriale. Vërtetësia e firmës pritet t’i nënshtrohet ekspertizës.

 

I prekur emocionalisht nga situata, Xhezmiu u përlot, ndërsa Ardit Gjebrea ndërhyri për të sjellë në vëmendje besimin që një baba ka te fëmijët e tij.

 

Moderatori theksoi se është e vështirë për një prind të imagjinojë se mund të mashtrohet nga fëmijët, pasi për ta ka bërë sakrifica të shumta gjatë gjithë jetës.

 

“Një baba që sakrifikon për t’i sjellë në jetë, për t’i rritur, për t’i shkolluar dhe për të bërë çdo sakrificë, nuk e mendon kurrë se mund të mashtrohet nga fëmijët”, u shpreh Gjebrea, duke shpjeguar se kjo mund të ketë qenë arsyeja pse Xhezmiu kishte firmosur pa i lexuar dokumentet.

 

Ngjarja dhe deklaratat e forta të Mirandës sollën një tjetër moment emocional në studion e “Shihemi në Gjyq”, ku u vunë në qendër të vëmendjes marrëdhëniet familjare, besimi dhe konfliktet që mund të lindin brenda një familjeje.

Published inNews Shqip