Qeveria ka vendosur të zgjerojë skemën e shpërblimit financiar për punonjësit e Policisë së Shtetit të angazhuar gjatë protestave në Tiranë, duke rritur numrin e efektivëve që do të përfitojnë bonusin prej 2,500 eurosh.
Sipas vendimit të ri të Këshillit të Ministrave, numri i policëve përfitues është rritur nga 2,750 në 2,821, duke përfshirë edhe 71 efektivë të tjerë.
Ndryshime janë bërë edhe në fondin financiar të akorduar për këtë qëllim. Nga 740,080,000 lekë të përcaktuara në vendimin e 19 tetorit, fondi është rritur në 759,187,520 lekë.
Vendimi i ri do të hyjë në fuqi menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
