Tensionet janë rritur në Kuvendin e Kosovës, pasi deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka refuzuar të largohet nga foltorja edhe pas përfundimit të kohës së caktuar për fjalimin e saj.
Haxhiu ka kërkuar që t’i jepet kohë shtesë për ta përfunduar fjalën, por kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk e ka lejuar vazhdimin e fjalimit.
Në vijim të seancës, kryetarja ia ka dhënë fjalën deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Sylejman Meholli. Megjithatë, Teuta Haxhiu ka vazhduar të insistojë për më shumë kohë dhe nuk është larguar nga foltorja, edhe pse seanca kishte vijuar sipas rendit të përcaktuar.
