Skip to content

World News

Menu
  • Sample Page
Menu

Pas protestës në Zvernec, SPAK del me njoftim urgjent

Posted on June 1, 2026 by admin

SPAK nis hetimet për çështjen e Zvërnecit, sekuestrohen dokumente të rëndësishme

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka hapur një hetim lidhur me situatën në Zvërnec, duke vënë në fokus procedurat e ndjekura për ndryshimin e statusit të zonës dhe administrimin e truallit ku planifikohet të zhvillohet një projekt investues.

Në kuadër të këtij hetimi, janë kryer kontrolle dhe janë sekuestruar dokumente që lidhen me procedurat administrative dhe vendimet e marra nga institucionet përkatëse.

Pas interesimit të mediave për këtë çështje, SPAK konfirmoi se hetimet janë në proces, por nuk dha detaje të mëtejshme mbi veprimet e ndërmarra apo personat që mund të jenë nën verifikim.

“Në përgjigje të pyetjes suaj, çështja është në hetim dhe nuk kemi komente”, thuhet në reagimin zyrtar të zyrës së shtypit pranë SPAK.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se vëmendja do të përqendrohet te ligjshmëria e procedurave që lidhen me ndryshimin e statusit të zonës dhe mënyrën e administrimit të truallit në Zvërnec, një çështje që ka ngjallur interes të madh publik.

Post Views: 49

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • E rëndë! 15-vjeçari mbytet në pishinë, zbardhen detajet e para
  • Benzina dhe nafta me çmime të reja, vendimi i fundit i Bordit të Transparencës
  • Protesta e Zvërnecit merr tjetër drejtim, opozitarët e Berishës dalin me lëvizjen e fundit
  • Vendoseni në dorë dhe prisni vetëm 5 minuta: Trajtimi natyral që sjell rezultate të menjëhershme
  • Sekreti i një mjeku për uljen e shpejtë të tensionit, nuk kushton asgjë

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026

©2026 World News | Design: Newspaperly WordPress Theme