Skip to content

Ngjarje e rëndë në Kosovë, detajet e para nga vendi i ngjarjes

 

Një automjet është përfshirë nga zjarri pasditen e kësaj të mërkure në autostradën “Ibrahim Rugova”, në aksin Suharekë–Duhël.

Menjëherë pas raportimit të rastit, në vendngjarje kanë dalë ekipet e zjarrfikësve nga Suhareka, të cilat kanë bërë të mundur vënien nën kontroll dhe shuarjen e flakëve.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërkohë, autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet që shkaktuan zjarrin në automjet.

Published inNews Shqip