Skip to content

World News

Menu
  • Sample Page
Menu

E papritur për Belinda Ballukun, lajmi që i ndryshoi planet para pushimeve

Posted on June 4, 2026 by admin

SPAK zgjeron hetimet ndaj Belinda Ballukut, sekuestro preventive mbi një vilë në Dhërmi

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka njoftuar zgjerimin e hetimeve në kuadër të procedimit penal nr. 136/2025 ndaj Belinda Ballukut, e cila po hetohet për disa vepra penale të dyshuara që lidhen me procedurat e prokurimit publik.

Sipas SPAK, përveç akuzës së mëparshme për “Shkeljen e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, hetimet janë zgjeruar edhe për veprat penale të dyshuara të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale apo të veprimtarisë kriminale”, të kryera në bashkëpunim.

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi një vilë në resortin turistik “White Rocks” në Gjilekë të Dhërmiut, e cila sipas hetimeve dyshohet se lidhet indirekt me Ballukun.

Objekti i sekuestruar është një vilë dykatëshe me verandë dhe parcelë toke, ndërsa SPAK pretendon se pasuria mund të përfaqësojë një përfitim të parregullt me vlerë rreth 145 mijë euro, i lidhur me favorizimin e një operatori ekonomik në një procedurë prokurimi të zhvilluar nga Albcontrol.

Sipas dosjes hetimore, procedura në fjalë lidhet me rikonstruksionin e një godine teknologjike të Albcontrol-it, ku dyshohet se janë hartuar kritere dhe dokumente tenderi që favorizonin një kompani të caktuar. Hetuesit pretendojnë se favorizimi ka vijuar edhe gjatë zbatimit të kontratës.

SPAK ka bërë të ditur se hetimet vazhdojnë për dokumentimin e plotë të çështjes, identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore për secilin rast.

Ndërkohë, personat e përmendur në këtë procedim gëzojnë prezumimin e pafajësisë deri në një vendim gjyqësor të formës së prerë.

Post Views: 101

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • E rëndë! 15-vjeçari mbytet në pishinë, zbardhen detajet e para
  • Benzina dhe nafta me çmime të reja, vendimi i fundit i Bordit të Transparencës
  • Protesta e Zvërnecit merr tjetër drejtim, opozitarët e Berishës dalin me lëvizjen e fundit
  • Vendoseni në dorë dhe prisni vetëm 5 minuta: Trajtimi natyral që sjell rezultate të menjëhershme
  • Sekreti i një mjeku për uljen e shpejtë të tensionit, nuk kushton asgjë

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026

©2026 World News | Design: Newspaperly WordPress Theme