Skip to content

Lëvizje e re në politikë, Kurti merr mbështetje për formimin e Qeverisë

Pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve, Kosova pritet të nisë procesin e konstituimit të institucioneve të reja shtetërore.

Në fokus fillimisht do të jetë zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, më pas votimi për Qeverinë e re dhe, në një fazë të mëvonshme, zgjedhja e presidentit të vendit.

Kryetarja e Nova Demokratska Stranka (NDS), Emilja Rexhepi, në një prononcim për mediat, u shpreh se pret përfundimin e procesit të certifikimit për t’i hapur rrugë formimit të institucioneve.

Sipas saj, rendi i procedurave është i qartë: fillimisht do të votohet për kryetarin e Kuvendit, ndërsa më pas për kabinetin e ri qeveritar.

Rexhepi vlerësoi se Lëvizja Vetëvendosje, si subjekti më i madh politik, së bashku me deputetët e komuniteteve joserbe, mund të sigurojë shumicën prej 61 votash të nevojshme për formimin e Qeverisë.

Ajo shtoi se në këtë fazë nuk e konsideron të domosdoshme përfshirjen e partive të tjera politike, ndërsa theksoi se situata mund të jetë ndryshe gjatë procesit të zgjedhjes së presidentit.

Sipas Rexhepit, për nisjen e procedurës së zgjedhjes së presidentit kërkohet prania ose mbështetja e të paktën 80 deputetëve, çka mund të imponojë bashkëpunim më të gjerë politik ose arritjen e marrëveshjeve ndërmjet partive.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *