Skip to content

Pas vrasjes së vëllait, zbardhen detajet e para për Mehmetin

Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy persona të dyshuar si autorë të dy ngjarjeve të rënda të ndodhura mbrëmjen e kaluar në Durrës dhe Kavajë, ndërsa janë sekuestruar edhe thikat që dyshohet se janë përdorur në këto krime.

Sipas njoftimit zyrtar, është arrestuar 32-vjeçari me inicialet D. L., banues në Sukth, i cili dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me thikë tre persona, një 60-vjeçar, djalin e tij 34-vjeçar dhe një 28-vjeçar. Të tre të lënduarit ndodhen në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në një tjetër rast, në fshatin Agonas të Kavajës, është arrestuar 76-vjeçari M. Rr., i dyshuar se ka goditur për vdekje me thikë vëllain e tij 74-vjeçar, pas një konflikti mes tyre.

Policia bën me dije se të dy mjetet prerëse të përdorura në këto ngjarje janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Grupet hetimore vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të të dyja rasteve dhe dokumentimin e tyre, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *