Skip to content

U kthye nga mërgimi, por ajo që gjeti në shtëpi e la pa fjalë

Një mërgimtar që jeton dhe punon në Gjermani është përballur me një situatë të rëndë pasi, sapo është kthyer në Kosovë, ka zbuluar se banesa e tij ishte grabitur.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mark Malota” në Gjakovë, ku persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë hyrë me forcë në shtëpi dhe kanë marrë një armë zjarri së bashku me 30 fishekë.

Sipas informacioneve, pronari i banesës, A.K., kishte lënë shtëpinë të mbyllur që nga muaji prill. Pas kthimit në Kosovë, ai konstatoi se dera e pasme ishte dëmtuar, ndërsa gjatë kontrollit të ambienteve vuri re se dollapët ishin hapur dhe kutia ku ruhej arma ishte bosh.

Ankuesi ka deklaruar se arma ishte e pajisur me leje, por afati i saj kishte skaduar më 9 shtator 2024 dhe dokumentacioni ndodhej në proces rinovimi.

Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore dhe hetuesit, të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe kanë mbledhur provat materiale.

Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, ndërsa është iniciuar procedurë për veprën penale “Vjedhje e rëndë”. Hetimet vijojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *