Skip to content

Gjermania mbështet fuqishëm Kosovën, mesazh i fortë për Serbinë

Deklarata e ministres serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, se po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998 do të kishte kryer spastrim etnik në Kosovë, ka shkaktuar reagime të forta në arenën ndërkombëtare.

Deputetja e Bundestagut gjerman, Jasmina Hostert, e cila përfaqëson qarkun e Böblingen, e cilësoi deklaratën si të papranueshme, duke theksuar se ajo fyen viktimat e luftës në Kosovë dhe bie ndesh me parimet themelore të të drejtave të njeriut.

“Kjo deklaratë është e papranueshme. Kushdo që justifikon spastrimin etnik po tall viktimat e Luftës së Kosovës dhe po shkel të drejtat e njeriut dhe të drejtën ndërkombëtare. Nuk duhet të ketë vend për fjalë të tilla në një qeveri demokratike, pasi ato dëmtojnë paqen në Ballkanin Perëndimor. Ministrja duhet të japë dorëheqjen”, ka shkruar Hostert.

Reagim pati edhe deputeti i Bundestagut për Hanoverin Verior, Adis Ahmetoviq, i cili kërkoi shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe.

“Shtetet e Ballkanit Perëndimor i përkasin Bashkimit Evropian, përfshirë edhe Serbinë. Por fryma e nacionalizmit dhe urrejtjes që vjen nga disa përfaqësues qeveritarë nuk ka vend në bashkësinë tonë evropiane të vlerave. Ajo pengon procesin e afrimit dhe forcimit të Bashkimit Evropian”, u shpreh Ahmetoviq.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *