Bilanci i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë vijon të rëndohet. Sipas autoriteteve, numri i personave që kanë humbur jetën ka arritur në të paktën 1,430.
Presidenti i Asamblesë Kombëtare, Jorge Rodríguez, bëri të ditur se mbi 3,238 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa 3,142 familje kanë humbur banesat si pasojë e lëkundjeve të forta sizmike.
Autoritetet raportojnë gjithashtu se, pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën vendin të mërkurën, janë regjistruar të paktën 430 pasgoditje, duke vështirësuar operacionet e kërkim-shpëtimit dhe rikthimin e situatës në normalitet.
Ekipet e emergjencës vijojnë punën në zonat më të prekura, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes për shkak të rrezikut nga lëkundjet e tjera.

Be First to Comment