Qeveria ka miratuar indeksimin e pensioneve me 2.7%, rritje që do të hyjë në fuqi duke filluar nga 1 korriku 2026.
Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Sipas saj, vendimi rikthen skemën e zakonshme të indeksimit vjetor të pensioneve.
Ministrja kujtoi se në vitin 2022 pensionet u indeksuan dy herë, përkatësisht në muajt prill dhe tetor, për shkak të rritjes së inflacionit. Ndërsa nga ky vit, procesi i indeksimit do të zhvillohet sipas kalendarit të rregullt.
Sipas vendimit të qeverisë, të gjithë pensionistët përfitues do të marrin një rritje prej 2.7% të pensionit, e cila do të zbatohet duke nisur nga data 1 korrik 2026.

Be First to Comment