Dy tërmete të fuqishme goditën sot kryeqytetin e Venezuelës, Karakasin, duke shkaktuar panik dhe dëme të mëdha materiale. Lëkundja e dytë, me magnitudë 7.5 ballë, konsiderohet ndër më të fortat që ka prekur vendin në më shumë se 100 vjet.
Mes të mbijetuarve është edhe Jesus Alejandro Pina, një inxhinier 38-vjeçar, i cili ndodhej në katin e sipërm të një ndërtese shtatëkatëshe kur toka nisi të dridhej.
“Ishte jashtëzakonisht e fortë. Dukej sikur nuk do të ndalonte kurrë. Xhamat po thyheshin, mobiliet po rrëzoheshin dhe ndërtesa lëshonte zhurma të frikshme”, rrëfen ai.
Sipas Pinës, menjëherë pas tërmetit, rrugët u mbushën me njerëz të frikësuar që kishin braktisur shtëpitë e tyre.
“Kudo shihje panik. Kishte të plagosur dhe ekipet e shpëtimit po punonin pa ndërprerje për të nxjerrë njerëz nga rrënojat e ndërtesave të shembura”, tha ai.
Edhe disa orë pas goditjes, shumë banorë refuzonin të ktheheshin në shtëpi nga frika e lëkundjeve të tjera.
“Edhe pas mesnate njerëzit qëndronin jashtë, duke ndjekur lajmet dhe paralajmërimet. Të gjithë kanë frikë se mund të ketë tërmete të tjera”, përfundoi ai.


Be First to Comment