Sizmologët kanë konfirmuar se fillimisht është regjistruar një tërmet paraprak me magnitudë 7.2 ballë, pranë komunës San Felipe, kryeqyteti i shtetit Yaracuy.
Vetëm 40 sekonda më vonë, zona është goditur nga një tërmet më i fuqishëm me magnitudë 7.5 ballë, me epiqendër në juglindje të Yumares.
Lëkundjet e forta janë ndjerë në një zonë të gjerë, duke shkaktuar panik te banorët. Autoritetet kanë nisur menjëherë vlerësimin e dëmeve dhe monitorimin e situatës në terren.
Deri më tani nuk raportohet një bilanc përfundimtar mbi dëmet materiale apo viktimat e mundshme, ndërsa ekipet e emergjencës dhe ekspertët po vijojnë punën për të vlerësuar pasojat e tërmeteve.


Be First to Comment