Skip to content

LAJM I MIRË/ 20 shkolla në Tiranë pajisen me kamera inteligjente, Rama zbulon hapin e ri për sigurinë e nxënësve

RAMA FLET PËR SIGURINË NË SHKOLLA: “DO TË SJELLIM TEKNOLOGJINË MË TË AVANCUAR”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me masat për forcimin e sigurisë në shkollat e vendit, duke rikujtuar një prej ngjarjeve të rënda që tronditi opinionin publik.

Përmes një reagimi, Rama tha se pas asaj ngjarjeje u vu re se sistemet ekzistuese të kamerave nuk kishin qenë të mjaftueshme për të dokumentuar dhe kuptuar plotësisht dinamikën e situatës.

“Kur një tragjedi e tmerrshme në një shkollë të Tiranës mbajti frymën e mbarë Shqipërisë, kamerat nuk na ndihmuan dot mjaftueshëm për të kuptuar dinamikën e asaj ngjarjeje”, u shpreh kryeministri.

Sipas Ramës, pikërisht pas këtij rasti ai mori përsipër një angazhim për ndryshimin e sistemit të sigurisë në institucionet arsimore.

“Atëherë unë bëra një zotim; do të sjellim Shqipërinë në nivelin më të lartë të teknologjisë për të forcuar si asnjëherë më parë sigurinë në shkolla”, deklaroi ai.

Kryeministri ka theksuar se përdorimi i teknologjisë synon të rrisë sigurinë e nxënësve dhe stafit, si dhe të mundësojë reagim më të shpejtë në rastet e incidenteve brenda ambienteve shkollore.

Published inNews Shqip