Qeveria Rama 4 bën dy emërime të reja, ja kush janë zëvendësministrat e rinj
Në një kohë kur protestat studentore vijojnë dhe kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, Këshilli i Ministrave ka miratuar dy emërime të reja në nivelin e zëvendësministrave.
Me propozim të kryeministrit, qeveria ka vendosur emërimin e Anila Rexhës në postin e zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Po ashtu, Kevin Bufi është emëruar zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Sipas vendimeve të Këshillit të Ministrave, të dy emërimet janë miratuar në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave.
Vendimet hyjnë në fuqi menjëherë dhe botohen në Fletoren Zyrtare.
Emërimet e reja vijnë në një moment të tensionuar politik, ndërsa protestat studentore dhe kërkesat për largimin e qeverisë vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes publike.
