Skip to content

Nëse zgjoheni shpesh gjatë natës, ja çaji që duhet të pini sipas Ylli Merjas

Në vijim të një bisede mbi stresin dhe ankthin në një emision televiziv, specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja u ndal edhe te problemi i pagjumësisë.

Sipas tij, shumë persona që zgjohen shpesh gjatë natës ose kanë vështirësi për të fjetur, mund të gjejnë ndihmë te disa bimë mjekësore me efekt qetësues.

“Zgjoheni natën, nuk bëni gjumë të qetë apo keni pagjumësi? Zgjidhja është në natyrë,” shprehet Merja, duke theksuar se një nga çajrat më të rekomanduar është ai me livando, e cila ndihmon në relaksimin e trurit dhe krijon ndjesinë e qetësisë.

Ai përmend gjithashtu barin e bletës si një qetësues të mirë nervor, i cili ndihmon në përballimin e stresit të përditshëm dhe mbështet funksionimin e sistemit nervor. Sipas tij, kjo bimë ndihmon edhe në tretje dhe në pastrimin e organizmit.

Një tjetër bimë e njohur për efektet e saj qetësuese është kamomili, i përdorur prej shekujsh për përmirësimin e gjumit. Po ashtu, bliri i kuq dhe valerjana konsiderohen ndër alternativat më të fuqishme natyrale për gjumë të thellë dhe të qetë.

Merja shpjegon gjithashtu rolin e hormoneve si serotonina dhe melatonina në ciklin e gjumit dhe zgjimit, duke theksuar se melatonina rritet në mbrëmje dhe ndihmon trupin të përgatitet për gjumë. Në këtë proces, sipas tij, bimët si valerjana mund të ndihmojnë në balancimin e gjumit te personat me pagjumësi.

Ai sugjeron gjithashtu që këto çajra mund të konsumohen edhe me pak qumësht, i cili përmban minerale si kalciumi dhe magnezi që ndihmojnë në qetësimin e sistemit nervor dhe përmirësimin e cilësisë së gjumit.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *