Pas disa ditësh me reshje shiu, stuhi dhe një rënie të ndjeshme të temperaturave, moti pritet të ndryshojë sërish me rikthimin e vapës. Kështu u shpreh meteorologia Rezarta Xhakollari, e cila tha se freskia e fundjavës ishte vetëm një ndërprerje e përkohshme e valës së të nxehtit.
Sipas saj, temperaturat e regjistruara gjatë këtyre ditëve konsiderohen normale në krahasim me klimën e disa dekadave më parë, kur në Shqipëri dhe në pjesën më të madhe të rajonit temperaturat maksimale rrallë i kalonin 30–31 gradë Celsius.
Duke iu referuar parashikimeve afatgjata, Xhakollari theksoi se muaji gusht pritet të dominohet nga mot i nxehtë, me temperatura që në disa zona mund të arrijnë deri në 40 gradë Celsius. Ajo shtoi se periudha më intensive e vapës parashikohet të jetë gjatë 10-ditëshit të parë të muajit, kur temperaturat do të mbeten në nivele shumë të larta.


Be First to Comment