Skip to content

Lëvizje të reja në qeveri, çfarë pritet të ndryshojë?

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e radhës një paketë vendimesh që prekin disa fusha kyçe, duke përfshirë sigurinë rrugore, mbrojtjen sociale, transportin dhe procesin e integrimit europian.

Mes vendimeve të miratuara është Strategjia Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026–2030, së bashku me planin e veprimit për periudhën 2027–2029. Po ashtu, qeveria i dha dritën jeshile një marrëveshjeje me Ukrainën për transportin ndërkombëtar rrugor.

Kabineti qeveritar miratoi gjithashtu ndryshime në disa vendime që lidhen me mbështetjen për personat me aftësi të kufizuara, skemat e mbrojtjes sociale, funksionimin e Policisë së Shtetit, përfitimet për gratë e papuna me tre ose më shumë fëmijë, si dhe masat për përgatitjen e legjislacionit penal në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Europian.

Në fund të mbledhjes, Këshilli i Ministrave vendosi edhe lirimin nga detyra të zëvendësministres për Europën dhe Punët e Jashtme, Vilma Premti.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *