Skip to content

Përleshje mes të rinjve në Gjakovë, një i vrarë dhe tre të plagosur

 

Një person ka humbur jetën, ndërsa katër të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një incidenti të ndodhur mbrëmjen e së dielës në rrugën “Ali Ibra” në Gjakovë.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës. Për Gazetën Insajderi, zyrtarja për informim e Policisë në rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, bëri të ditur se rreth orës 21:30 autoritetet kanë pranuar një njoftim për një përleshje fizike në këtë rrugë.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *