Skip to content

Zvërneci nën vëmendjen e Komisionit Evropian, ministri i Mjedisit reagon

Komisioni Evropian ka rritur presionin ndaj Shqipërisë lidhur me projektin në Zvërnec, duke paralajmëruar se vendi duhet të shmangë çdo veprim që mund të cenojë përmbushjen e kritereve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Në një deklaratë për POLITICO, një zëdhënës i Komisionit Evropian u bëri thirrje autoriteteve shqiptare të ndërmarrin masa të menjëhershme për të siguruar përputhjen e plotë me legjislacionin evropian për mbrojtjen e mjedisit, duke përfshirë zbatimin e Direktivës së Shpendëve dhe asaj të Habitateve. Sipas Komisionit, respektimi i këtyre standardeve mbetet një detyrim i rëndësishëm në kuadër të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *