Skip to content

Të shtëna me armë në vend, një i ri përfundon me urgjencë në spital

Një përplasje mes disa personave është regjistruar mesditën e së hënës në Velipojë, duke shkaktuar shqetësim në zonë.

Sipas informacioneve paraprake, konflikti ka nisur me përleshje fizike, ndërsa gjatë incidentit një prej të përfshirëve ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Si pasojë e dhunës, një person ka mbetur i lënduar dhe është transportuar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku po merr ndihmën mjekësore. Burime spitalore bëjnë me dije se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar personat e përfshirë në konflikt dhe po vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e tyre, si dhe të autorit që përdori armën e zjarrit.

Ndërkohë, grupi hetimor po kryen veprimet përkatëse për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet që çuan në këtë ngjarje.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *