Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të hënë në Kamëz, ku një person humbi jetën pasi u qëllua me armë zjarri, pas një konflikti të dyshuar gjatë një ndeshjeje futbolli në kalçeto.
Viktima është identifikuar si Ardian Baloshi. Fillimisht ai mbeti i plagosur nga të shtënat dhe u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.
Sipas informacioneve paraprake, konflikti ka nisur gjatë lojës së futbollit dhe më pas ka degraduar në përdorimin e armës së zjarrit. Policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe po punon për kapjen e tij, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.