Skip to content

Tërmet i fortë godet Italinë, banorët dalin të alarmuar në rrugë

Një tërmet me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter ka goditur Italinë pak pas mesnatës, duke shkaktuar shqetësim te banorët e zonës. Epiqendra u lokalizua pranë komunës së Pizzones, në provincën e Isernias, afër kufirit me rajonet Abruzzo dhe Lazio.

Sipas raportimeve të mediave italiane, lëkundjet sizmike zgjatën disa sekonda dhe u ndjenë në një territor të gjerë, përfshirë provincat Chieti, L’Aquila dhe Caserta.

Të alarmuar nga tërmeti, shumë qytetarë dolën menjëherë jashtë banesave. Deri më tani, autoritetet nuk kanë raportuar për viktima apo dëme materiale.

Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV) njoftoi se tërmeti kishte një thellësi prej rreth 10 kilometrash.

Pas goditjes kryesore, në të njëjtën zonë u regjistrua edhe një pasgoditje me magnitudë 2.2, rreth orës 03:41, në një thellësi prej afërsisht 9 kilometrash. Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *